Ambasadori i ri amerikan ia dorëzon kredencialet, Begaj: SHBA-ja aleat i pa zëvndësueshëm për ne [video]
Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt, tashmë ka arritur në Shqipëri. Ai ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti shqiptar, Bajram Begaj.
Shefi i shtetit shqiptar ka thënë se Shqipëria do të jetë plotësisht e angazhuar në thellimin e raporteve dhe për avancimin e interesave të përbashkëta me Amerikën.
“Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë, si dhe për sigurinë dhe prosperitetin tonë”, ka shkruar Begaj.