Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton propozim – vendimin themelimin e “Pastrimit”

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me 34 vota për propozim-vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike “Pastrimi Prishtina”.

Kundër këtij propozimi ishte Lëvizja Vetëvendosje, ku shefi i këtij grupi të Asamblistëve, Gëzim Sveçla, u shpreh se themelimi i një ndërmarrje publike të re e bankroton atë që ka qenë deri tani.

Ndërkohë, Leotrim Retkoceri bëri të ditur se themelimi i kësaj kompanie është jetike për kryeqytetin.