Mbyllet përkohësisht rruga “UÇK” në Istog, komuna tregon rrugët alternative
Komuna e Istogut ka njoftuar se nga e premtja, 25 shtator 2026, rruga “UÇK” do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit, mbyllja e rrugës bëhet për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Istogut.
Gjatë periudhës së punimeve, drejtuesit e automjeteve janë udhëzuar të përdorin rrugët alternative, për të shmangur pengesat në qarkullim.
Rrugët alternative të rekomanduara janë: Rruga “Selim Bajramaj” – “Kongresi i Manastirit”, Rruga “Rexhë Destani”.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren dhe udhëzimet për qarkullim.
Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, me qëllim që procesi të realizohet në mënyrë të sigurt dhe efikase.