Thirret Kryesia e Kuvendit, mblidhet të premten
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të premten, në orën 11:00.
Ftesa për mbledhjen e Kryesisë u është dërguar deputetëve nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të.
Mbledhja vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të mërkurën konstatoi se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues.
Vendimi i Kushtetueses ishte marrë pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kontestuar procesin e konstituimit të Kuvendit.
Kushtetuesja ka kërkuar nga Kuvendi që të votohet sa më shpejt nënkryetari nga partia e dytë më e madhe, që është PDK-ja. /Zëri