Shoqërohet në Polici një person në Brezovicë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër

Të mërkurën rreth orës 13:00 është raportuar se një mashkull ka ngacmuar seksualisht një femër në Brezovicë.

Policia thotë se lidhur me rastin është intervistuar viktima, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

"Me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri