Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prizren

Të dielën rreth orës 15:00 në Policinë e Prizrenit u raportua se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit ditor të Policisë, është siguruar vendi i ngjarjes dhe aty kanë dalë njësitet për çminim të FSK-së, të cilat kanë tërhequr mjetin e dyshuar. /Zëri

Raporti i plotë:

Gjetje e mjetit të pashpërthyer

Rr. “Destan Billusha”, Prizren, 20.09.2026-15:00. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar