Hoxhaj nga sheshi i Prishtinës: UÇK, zemra e shqiptarisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga shpalosja e flamurit gjigant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin e Prishtinës, ku qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hoxhaj e ka shoqëruar videon me një mesazh të shkurtër në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“UÇK, zemra e shqiptarisë! ë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.