Përleshje në Prizren, katër të arrestuar dhe një polic i lënduar

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur sot në Prizren, ku një zyrtar policor është lënduar gjatë ndërhyrjes.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi gjatë incidentit janë përdorur armë zjarri dhe thikë, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar.

“Më datën 19.09.2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”, ka ndodhur një përleshje mes katër personave.  Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një mjet të mprehtë (thikë)”, tha Bytyqi.