Kurti mbërrin në New York, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka
Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kurtin atje e pritën ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka.