Dy të lënduar nga përleshja me thika në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar

Sonte në Mitrovicë dy persona janë lënduar pas një përleshjeje me thikë.

Policia ka njoftuar se një person i dyshuar tashmë është arrestuar.

“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë, ku dy persona të  moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai theksoi se sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

“Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar”, potencoi Zahiti. /klankosova