Kërkesa referuese e Pjetër Shalës në Kushtetuese tani e disponueshme
Gjykata Speciale ka njoftuar se, pas zgjatjes së afatit, Pjetër Shala më 15 shtator 2026 ka dorëzuar për protokollim një Kërkesë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Sipas njoftimit, Kërkesa Referuese tani është e disponueshme në Dokumentacionin Gjyqësor Publik dhe është paraqitur në vijim të Vendimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit 2026.
Pjetër Shala ka edhe një Kërkesë tjetër Referuese në proces shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, thuhet në njoftim./rtk