Zjarr i madh në Durrës, zjarrfikësit në luftë për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Durrës, ndërsa banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës kanë dalë në vendngjarje për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Sipas raportimit të Top Channel, ekipet e zjarrfikësve të Durrësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Zona ku ka rënë zjarri ka prezencë të madhe të barishteve, çka ndihmoi në përhapjen e flakëve.