Gjilani – Prishtina hap xhiron e shtatë në Superligë

Sot do të fillojë xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Një super përballje do të zhvillohet sonte në Gjilan nga ora 19:00.

Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës lidere.

Aktualisht, kryeqytetasit prijnë në renditjen tabelare me 15 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë të grumbulluara.