Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, Policia e kërkon të dyshuarin
Një person dyshohet të ketë kontrabanduar katër shtetas të huaj në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten në orën 18:00.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër viktima meshkuj shtetas të huaj. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar’, thekson Policia. /Zëri