Goditet nga vetura një grua në Mitrovicë të Veriut, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
Një grua ka pësuar lëndime të lehta, pasi është goditur nga një veturë në rrugën “8 Maji” në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 11:10.
Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin ka goditur këmbësoren dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas marrjes së trajtimit është liruar.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.