Protesta kundër Speciales, Policia krijon kordon para Qeverisë

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është krijuar një kordon policor.

Kjo teksa në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Forca të shumta policore janë vendosur në hapësirën para Qeverisë, duke krijuar një perimetër sigurie përreth objektit.