Mblidhen Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së
Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot.
Në një prononcim për “Zërin”, Musliu-Shoshi ka thënë të mërkurën se Kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar do të mblidhen sot dhe kësisoj edhe do të diskutojnë rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
“Si zë i popullit që jemi brenda Kuvendit të Kosovës, ne do i ndërmarrim të gjitha masat që të zhbëjmë këtë gjykatë dhe të jemi në krah historisë, në krah të çlirimtarëve tanë, për të mirën tonë, për të ardhmen e vendit tonë. Për ekzistimin e këtij shteti. Nesër (sot), ne e kemi mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar bashkë në orën 11:00 dhe aty do t’i diskutojmë të gjitha iniciativat, mirëpo nuk e përjashtoj si mundësi”, deklaroi Musliu-Shoshi.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas vendimit në Hagë nga Dhomat e Specializuara, ku u dënua katërshja e UÇK-së me 81 vjet burgim.