Kadrijaj: Patjetër që e përkrahim iniciativën për zhbërjen e Speciales
Pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët gjithsej u dënuan me 81 vjet burgim, tashmë ka filluar iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zhbërjen e kësaj gjykate.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë për “Zërin”, se deputetët e këtij subjekti politik do t’i përgjigjen pozitivisht një kërkese të tillë.
“Po patjetër. Ne e përkrahim këtë iniciativë. Ju e dini Aleanca s’e ka votuar Gjykatën Speciale, ka qenë një ndër partitë që s’e kemi votuar. Sepse shpesh thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar, nuk e ka kundërshtuar, kanë ik prej sallës, dhe në momentin që është thirrur seanca për zhbërjen e seancën, Vetëvendosje ka ikur dhe nuk e ka votuar. Ne akoma nuk jemi njoftuar, nuk jemi kontaktuar, por në momentin që do të kontaktohemi ne do të jemi aty”, deklaroi Kadrijaj. /Zëri