Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale në Hagë gjatë ditës së sotme ka dënuar me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Pas këtij vendimi skandaloz të Speciales, tashmë ka lëvizje konkrete për zhbërjen e kësaj Gjykate.

Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se tashmë ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance parlamentare me pikë të vetme të rëndit të ditës, zhbërjen e kësaj Gjykate.

Siç merr vesh Zeri.info, tashmë deputetët e partive opozitare kanë bërë hapa konkretë në këtë drejtim duke filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë në afat të përshpejtuar dhe janë mbledhur 40 nënshkrime.

Edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas vendimit të Speciales, kërkoi nga Qeveria dhe deputetët që të zhbëjnë Gjykatën Speciale.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenelli. /Zëri