Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Krasniqi ka ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka konsideruar se ata janë intimiduar.
Pas verdiktit dënues në Hagë, reagime dhe thirrje për qetësi në Kosovë
Ai e ka cilësuar gjykatën si “politike” dhe ka pretenduar se dënimet e sotme lidhen me përfaqësuesit politikë që morën pjesë në Rambuje dhe me dëmin që, sipas tij, i është shkaktuar Serbisë.
“Kjo është një gjykatë politike dhe dënimet e sotme tregojnë saktë se problemi i tyre është me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.
“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që UÇK-ja dhe krerët e saj kanë bërë krime. Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale.