Arsenali nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit, kontaktet po vazhdojnë në prapaskenë

Arsenali po vazhdon kontaktet me rrethin e Rodrygos, teksa braziliani mbetet një nga objektivat e klubit anglez për krahun e majtë të sulmit, raporton TEAMtalk.

25-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e Arsenalit për cilësitë dhe fleksibilitetin e tij. Klubi londinez po mban kontakte si me Real Madridin, ashtu edhe me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa Rodrygo po rikuperohet nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar.

Prioriteti i brazilianit aktualisht është rikuperimi i plotë. Ai synon të rikthehet në fushë para Krishtlindjeve, ndërsa te Reali parashikojnë se rikthimi mund të shtyhet deri pas Vitit të Ri.

Kontrata e Rodrygos me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Arsenali kishte zhvilluar më herët bisedime për transferimin e tij dhe, para dëmtimit, Rodrygo ishte një nga kandidatët kryesorë për të përforcuar krahun e majtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të verës 2026.

Klubi anglez ka shfaqur gjithashtu interesim për Endrickun.

Sezonin e kaluar, Rodrygo zhvilloi 27 ndeshje me Real Madridin në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe dhënë katër asistime. Ai pësoi dëmtimin në muajin mars, në ndeshjen ndaj Getafes. /telegrafi