“Vendim kriminal, gjykatë kriminale” - Musliu reagon pas dënimeve të Speciales

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu e ka cilësuar vendimin si “kriminal” dhe të padrejtë, ndërsa ka thënë se e kupton mllefin dhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës.

“Vendim kriminal, gjykatë kriminale e të padrejtë. Prandaj e kuptoj edhe mllefin e qytetarëve të Kosovës që sot e shprehin në çfarëdo forme. Nuk jam për dhunë, por e kuptoj thellësisht brengën, shqetësimin dhe mllefin që e kanë qytetarët”, u shpreh Musliu.

Ajo ka thënë se, sipas saj, nëse dikush ka kryer krim, atëherë me dënimet e dhëna ndaj krerëve të UÇK-së, “krim ka bërë Gjykata Speciale”.

“Nëse vërtetë dikush ka bërë krim, sot ka bërë krim Gjykata Speciale me dënimet që i dha për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jam me këta qytetarë për ta shprehur edhe unë indinjatën time”, tha Musliu.