Pas protestës para EULEX-it, protestuesit arrijnë te Qeveria
Pas protestës disaorëshe para objektit të EULEX-it, protestuesit kanë arritur para objektit të Qeverisë.
Ata do të vazhdojnë të shprehin indinjatën e tyre lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta po zhvillohet nën monitorimin e forcave të Policisë së Kosovës. Më herët, situata para objektit të EULEX-it u tensionua, pasi disa protestues hodhën gurë në drejtim të objektit.