Djali i Jakup Krasniqit: Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pasi Gjykata Speciale i dha 25 vjet burgim babit të tij, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Altini ka treguar se pas vendimit të Gjykatës Speciale ai ka vizituar babanë e tij, Jakupin.

Krasniqi ka thënë se babai i tij i ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që ia kanë dhënë luftës së drejtë të UÇK-së.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se vendimi i sotëm i Speciales është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Reagimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Sapo përfundova vizitën me babin.

Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.