Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga radhët e komunitetit serb

Me 62 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe kanë votuar pro kandidaturës së saj, pasi paraprakisht nuk kishin marrë votat shumica e kandidatëve të këtij subjekti politik nga komuniteti serb.