Simiqët nuk zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Dy herë radhazi, Lista Serbe i ka propozuar Sllavko Simiqin e Igor Simiqin si kandidatët e tyre për nënkryetarë të Kuvendit, por që nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme, raporton Zeri.info.

Në herën e parë, Sllavko Simiq mori 65 vota për, 8 kundër dhe dy abstenime, kurse Igor Simiq mori 62 vota kundër, 8 për dhe asnjë abstenim.

Akoma është duke vazhduar propozimi i kandiatëve të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. /Zëri