Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën konstituive të tij, ku në pikë të rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton Zeri.info.
Me 75 vota për, një kundër dhe 4 abstenime, Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Zëri