Zemaj: LVV-ja i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se deputetët e kësaj partie duhet të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive sot.
Zemaj tha se qasja e LVV-së “është duke e dëmtuar Republikën e Kosovës”.
“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë. I përdorin për propagandë dhe i përdorin për t’i vënë në kurth subjektet tjera politike”, tha Ai.
Zemaj tha se veprimet e saj, LVV-ja i bën “vetëm për populizëm”.