Rexhaj: LVV-ja e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit
Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj tha se partia e tij e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Rexhaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti tenton vazhdimisht komunikimin me liderët e partive tjera parlamentare.
“Dje ka pasur një mbledhje të kryesisë, megjithatë mendoj që LVV e ka bërë kompromisin e fundit në kuptimin që të vijnë ata, t’i propozojnë emrat dhe të ecim përpara. Kurti përherë po iu dërgon mesazhe, çdoherë ka tentim për të komunikuar qoftë me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën”, tha Rexhaj.
I pyetur lidhur me zërat se LVV kërkon datë të përshtatshme për zgjedhje tjera në dhjetor ai tha se partitë e tjera parlamentare kanë mundur të bëjnë zhbllokimin për konstituimin e Kuvendit duke propozuar emra të tjerë për nënkryetarë.