E rrahën babanë e tyre, arrestohen dy vëllezërit nga Prizreni
Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.