Taulant Balla erdhi nga Shqipëria në Prishtinë për Marshin e Lirisë [foto]

Kryetar i Grupit Socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në marshin që u mbajt sot për ish-krerët e UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar: “Jemi nis për në shesh. Liria ka emër”.  

Mbështetje marshit i ka dhënë nga Tirana edhe bashkëpartiaku i Ballës, kryeministri Edi Rama, para se marshi të niste.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, kishte shkruar Rama.