Policia për “Marshin për Liri”: U zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente

Në Prishtinë sot mijëra qytetarë u mblodhën për të marrë pjesë në “Marshi për Liri”, me kërkesën që katër drejtuesit e UÇK-së të lirohen dhe të shpallen të pafajshëm.

Policia e Kosovës ka thënë se mbarvajtja e marshit në aspektin e sigurisë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, raporton Zeri.info.

“Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në marsh dhe qarkullimit në trafikun rrugor.

Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, thuhet në komunikatë. /Zëri