“Mora fjalë”, me këngët e Shkurte Fejzës përfundon “Marshit për Liri”

Me këngën patriotike “Mora fjalë”, të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza, është përmbyllur Marshi për Liri në Prishtinë.

Para një numri masiv qytetarësh, të cilët u mblodhën në kryeqytet për të marshuar në mbështetje të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kënga e njohur patriotike i dha fund marshit në një atmosferë emocionuese.

Me tingujt e “Mora fjalë”, Prishtina i dha fund një dite të mbushur me thirrje për liri, drejtësi dhe kujtesë për luftën e UÇK-së.