Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës
Autobusë me qytetarë janë nisur nga komunat e Kosovës në drejtim të Prishtinës.
Qytetarët po udhëtojnë drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në Marshin e Lirisë, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” e cila do të fillojë në orën 14:00.
Kolona veturash drejt Prishtinës, qytetarët i bashkohen Marshit të Lirisë
Pamjet nga Rahoveci, Suhareka, Peja, Ferizaj, Mitrovica, Skenderaj, etj, tregojnë autobusët me qytetarë duke u nisur drejt Prishtinës, ndërsa pritet që pjesëmarrës të shumtë nga komuna të ndryshme t’i bashkohen marshit në kryeqytet.