“Marshi për Liri”, qytetarët fillojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë [foto]

Qytetarë anembanë Kosovës kanë ardhur në Prishtinë për të marshuar për liri, raporton Zeri.info.

Platforma “Liria ka emër”, ka organizuar këtë marsh të titulluar “Marshi për Liri”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë prej gjashtë vjetësh.

Ky marsh është në mbështetje të pafajësisë së tyre.

Nga pamjet aktuale vërehet që sheshi "Skënderbeu" është duke u mbushur për marshin i cili nis nga ora 14:00.