Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me problemin me mbeturina në kryeqytet.
Në këtë konferencë, i pari i Prishtinës bëri të ditur që nesër në Kuvendin Komunal do të votohet për themelimin e kompanisë së re rajonale për menaxhimin e mbeturinave.
“Ne kemi vendosur ta themelojmë kompaninë e re rajonale. Prandaj nesër në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Kryeqytetit e kemi mundësinë jetike që një herë e përgjithmonë ta zgjedhim çështjen e mbeturinave në kryeqytet. Prandaj u bëj thirrje të gjithë asamblistëve e sidomos atyre të LVV-së ta votojnë. Votojeni nesër”, u shpreh Rama.