Rama themelon kompaninë e re komunale “Pastrimi”
Komuna e Prishtinës do të bëhet me kompani të re të mirëmbajtjes së kryqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media lidhur me themelimin e kompanisë së re komunale “Pastrimi”.
Konferenca do të mbahet nga ora 14:00, në Sallën e Konferencave në objektin e Komunës së Vjetër.
Sipas njoftimit të Komunës, në konferencë pritet të prezantohen detaje lidhur me themelimin dhe funksionimin e kompanisë së re komunale. /Zëri