Dërgohet në mbajtje kosovari që tentoi t’i kontrabandonte 11 emigrantë
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në pikëkalimin kufitar në Muçibabë.
Ai dyshohet se në automjetin e tij kishte 11 emigrantë, raporton Zeri.info.
“Me vendim të prokurorit është njoftuar njësiti për Migrim, vetura i është konfiskuar dhe dërguar në terminalin Doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri