Vjen edhe një propozim për president: Behgjet Pacolli

Zgjedhja e presidentit të Kosovës është temë që ka zgjuar interes të madh tash e sa kohë.

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës propozuan si kandidat Bekim Sejdiun.

Por, edhe një propozim tjetër ka ardhur nga kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka.

Ai ka propozuar që për president të propozohet Behgjet Pacolli, shkruan Zeri.info.

Sipas tij, Pacolli e ka dëshmuar vetën me shumë kontribute në sferën ekonomike dhe politike të vendit.

“Mbi 45 njohje për Kosovën.

Mbi 45 milionë euro për bamirësi, shkollim, shëndetësi dhe njerëzit në nevojë.

Mijëra njerëz të punësuar dhe familje të mbështetura.

Vite të tëra kontribut për shtetin dhe qytetarët.

Përballë këtyre kontributeve, çfarë duhet të ketë më shumë një njeri që të jetë President i Kosovës?

Kosova ka nevojë për një President që përfaqëson Kosovën e ai është Behgjet Pacolli”, shkroi ndër tjera Beka.