Vdekja e 17-vjeçarit, arrestohet i dyshuari
Pasditen e së mërkurës një 17-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Çagllavicë të Prishtinës.
Përmes raportit ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Rr. Ferizaj – Prishtinë, Çagllavicë, 02.09.2026 – 15:35. Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një këmbësori. I lënduari (këmbësori) është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, mjekët kanë konstatuar se ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri