Time Kadrijaj: Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka çuar vendin në bllokadë institucionale.
Kadrijaj ka thënë në protestën para Kuvendit bashkë me PDK-në, përderisa në sektorë të ndryshëm të vendit ka ngecje, Kosova po përballet edhe me probleme të tjera që lidhen me funksionimin e institucioneve.
“Përderisa në çdo sektor kemi ngecje, ne duhet të ballafaqohemi me probleme të tjera. Njeriu që i ka fituar zgjedhjet nuk u kthehet institucioneve, nuk e konstituon Kuvendin dhe e ka çuar vendin në një bllokadë”, deklaroi Kadrijaj.
“Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti”, tha më tutje deputetja e Aleancës.