Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së ia dhurojnë Ramës plisin me simbol të UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së ia dhurojnë Ramës plisin me simbol të UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

Aktuale September 03, 2026 - 08:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim Këshillin Studentor të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë të vizitës së Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri, pas vizitës sime në auditorin e tyre në Prishtinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

E këtë takim, Rama foli për politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, paralajmërimet për hapjen e konsullatës së Shqipërisë në Luginë të Preshevës dhe atë të Serbisë në Shkodër.

“Të hapësh një konsullatë të Serbisë ku s’ka fare serbë dhe të marrësh një konsullatë të Shqipërisë ku janë shqiptarët atje në pikë të hallit, kuptohet shumë mirë se çfarë është kjo. Këta ‘jo se po na vinë serbët të na marrin Shkodrën’”, tha ai.

Tutje, kryeministri Rama u rekomandoi studentëve të lexojnë librin e Henry Kissingerit për lidershipin.

Studentët pas bashkëbisedimit me Ramën ia dhuruan një plis me simbolin e UÇK-së.