Vetura përplas motoçikletën, vdes 17-vjeçari në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës.

Si pasojë e këtij aksidenti, një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.