Kianoush Rostami ia sjell Kosovës medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare
Kosova ka fituar medaljen e tetë në lojërat mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa peshëngritësi Kianoush Rostami është stolisur me medaljen e argjendtë.
Rostami, i cili është me origjinë nga Irani, realizoi një ngritje prej 166 kilogramësh në shkëputje, rezultat që i siguroi vendin e dytë dhe një tjetër medalje për delegacionin kosovar në këto Lojëra, transmeton Zeri.info.
Kjo është medalja e tetë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2026, duke vazhduar paraqitjen e suksesshme të sportistëve kosovarë. /Zëri