Orana diskualifikohet në gjysmëfinale, mbetet pa medalje
Fortesa Orana i ka shënuar dy fitore, por megjithatë ka mbetur pa medalje në lojërat mesdhetare “Taranto 2026”.
Orana garoi të mërkurën në karate, në kategorinë +68 kilogramë. Karateistja kosovare e nisi ditën me fitore 4:3 ndaj Chaima Oudiras të Algjerisë.
Në luftën e dytë e mposhti sllovenen Zala Maria Zibret. Ndaj saj fitoi 4:2 dhe bëri vend në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë. Megjithatë De Oliveira realizoi goditje për epërsi 3:0. Më pas erdhi te një situatë që i kushtoi Fortesës me diskualifikim. Pas një aksioni, Orana u ankua se u lëndua në sy nga portugezja. Reagoi dhe reagimin e saj gjyqtarët e vlerësuan të tepruar. U diskualifikua nga e gjithë gara, duke e humbur kështu të drejtën të luftojë për medalje të bronztë.
Ajo ishte e fundit prej karateistëve kosovarë që garoi në “Taranto 2026”.
Bilanci i karateistëve, medalja e artë e Islam Selmanit.