Marta Kos paralajmëron Serbinë: Glorifikimi i kriminelëve të luftës s’ka vend në BE
Komisionarja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ka reaguar lidhur me planet e Serbisë për një varrim “meritor” për dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.
Ajo ka thënë se glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Bashkimin Evropian.
Ajo mbajti një fjalim në Forumin Strategjik të Bledit, duke iu referuar vdekjes së Ratko Mlladiqit dhe glorifikimit të kriminelit të luftës, si dhe planeve të Serbisë për ta varrosur atë me nderime të plota ushtarake dhe shtetërore.
“Glorifikimi i Ratko Mlladiqit si kriminel lufte është kundër vlerave themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian ose në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të unionit. Shpresoj që qeveria në Beograd të jetë e vetëdijshme për atë që është në lojë”, u tha komisionerja gazetarëve në Forumin Strategjik të Bledit.
Ajo gjithashtu theksoi se do të monitorojë situatën në Serbi.
“Kjo do të jetë gjithashtu baza për mënyrën se si do të vlerësojmë zhvillimin e ngjarjeve”, tha Kosi.