“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Dusseldorf

“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë. Qyteti i parë është Düsseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit.

"Ky aktivitet është shprehje e mbështetjes së mërgatës për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe e pritjes për drejtësi, liri dhe kthimin e tyre në atdhe.
Nga Kosova në Evropë, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret. Mërgata po pret. Po presim lirinë dhe kthimin e çlirimtarëve tanë", njofton LIRIA KA EMER.