Ky është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Zubin Potok
Bajram Selimi nga fshat Kuqicë në Komunën e Skenderajt, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga një objekti ku po punonte në Zubin Potok.
28-vjeçari u lëndua rëndë derisa po punonte në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe faqja e këtij fshati përmes rrjetit social “facebook”.
Postimi i plotë:
Lamtumirë, Bajram Muharrem Selimi!
Sot humbi jetën tragjikisht një bashkëvendës yni, Bajram Muharrem Selimi, nga lagjja Hogjaj.
I ndjeri ndërroi jetë tragjikisht gjatë kohës që ishte në punë, në Zubin Potok.
Bajrami ishte një punëtor i vyer, një djalë me virtyte të larta njerëzore, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë ata që e njohën. Ishte njeri pozitiv, shok i mirë dhe punëtor i palodhur.
Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëvendësit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve! Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
U prehsh në paqe, Bajram Shoqi