Prattipati përkujton viktimat e zhdukjes më dhunë gjatë luftës: Qëndrojmë pranë familjeve të tyre, që kërkojnë drejtësi

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, i ka përkujtuar viktimat e zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.