Mbetet pa ujë një pjesë e Vushtrrisë për shkak të një defekti pranë Kalasë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Vushtrrisë mbetet pa ujë për shkak të një defekti pranë Kalasë.
Lajmi është njoftuar përmes një postimi në Facebook nga kompania.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të problemit. /Zëri
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Vushtrri,
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, në afërsi të Kalasë së Vushtrrisë, një pjesë e qytetit ka mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë.
Furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të problemit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!